Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Shënimi i Ditës Botërore të Ndihmës së Parë (14 shtator 2024)

2024-09-17

Shënimi i Ditës Botërore të Ndihmës së Parë (14 shtator 2024)

Dita Botërore e Ndihmës së Parë shënohet në mbarë botën çdo vit të shtunën e dytë të shtatorit. Kjo ditë u realizua nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në vitin 2000 dhe që atëherë festohet çdo vit.

Kryqi i Kuq i RMV këtë vit do të shënojë Ditën Botërore të Ndihmës së Parë më 14 shtator 2024 me moton: Ndihma e parë dhe aktivitete sportive, Përgatitu dhe jep ndihmën e parë!!!

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit do të ndërmarrin aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e ndihmës së parë korrekte dhe në kohë.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025